Nuk bindi Lopeteguin, blerja 40 milionë euroshe do të huazohet

Vinisjus Xhunior ishte një ndër afrimet më të bujshme të Realit gjatë kësaj merkatoje vere. Talenti i brazilian iu bashkua “Los Blancos” nga klubi i Flamengos, pasi këta të fundit blenë kartonin e tij që pa mbushur 17 vjeç për 40 milionë euro.

1-vite e gjysmë nga transferimi, Vinisjus ka zbarkuar në tokën spanjolle, por ka një problem… Djaloshi 18-vjeçar është ende shumë larg nivelit të shokëve të skuadrës së tij të re. Për të zgjidhur këtë problem dhe për ta ndihmuar sulmuesin te talentuar të përmirësohet, drejtuesit e Realit kanë menduar t’a huazojnë.

Sipas medies spanjolle “AS”, trajneri Lopetegui i ka sugjeruar agjentit të lojtarit, që klienti i tij të vazhdojë të luajë në Spanjë në një prej ekipeve të mesit të tabelës. Interesimi për brazilianin është i madh dhe një ndër ekipet që përflitet se dëshiron shërbimet e tij është Real Sociedad, klub ky që ka një marrëdhënie shumë të mirë me drejtuesit e skuadrën madrilene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *