Nuk bindi Interin, Arsenali hidhet në sulm për 24-vjeçarin

0

Arsenali po kërkon për një sulmues dhe ka hedhur sytë nga Serie A. I preferuari i Unai Emeri është Keita Balde. Senegalezi mbylli sezonin me Interin, aty ku ishte huazuar nga Monako.

Zikaltrit nuk kanë ndërmend të paguajnë shumën e 34 milionë eurove për të siguruar kartonin e tij dhe 24-vjeçari do të rikthehet në Principatë. Por jo për shumë kohë.

Sipas francezes “Le 10 Sport”, Arsenali është gati të transferojë sulmuesin e krahut në Londër. Shuma që kërkon Monako nuk është aspak problem për “topçinjtë”. Keita Balde po zhvillon Kupën e Afrikës për momentin me Senegalin e tij dhe zyrtarizimi i akordit do të vijë pasi të përfundojë kjo aventurë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.