Nuhiu e mbyll me “fishekzjarre”, trigolësh në Angli

Sot ka përfunduar sezoni i rregullt në divizionin e dytë anglez (Championship), me një ndër shqiptarin e paktë që që ka luajtur ndonjëherë aty, Atdhe Nuhiun, që ka dhuruar spektakël. Shefild Uensdi mundi 5-1 Noruiçin, ndërsa sulmuesi i Kosovës shënoi tre gola.

Gjiganti i sulmit hapi serinë e golave në minutën e 14-të me një gjuajtje të bukur me kokë, shënoi golin e katërt duke përfituar nga një rrëmujë në zonë dhe mbylli sfidën në shtesë, duke shënuar nga pika e bardhë.

Në 19 ndeshje me trajnerin Jos Juhukaj Nuhiu është përfshirë në 12 gola, duke e mbyllur kampionatin si shënuesi më i mirë i Uensdit, me 11 gola, thuajse të gjithë shënuar në vitin 2018.

One thought on “Nuhiu e mbyll me “fishekzjarre”, trigolësh në Angli

  1. Vetem sa per info:
    Nuhiu nuk eshte shqiptari I vetem ne Championship. Aty luan edhe Bersant Celina ne Ipswich, reprezentues i Kosoves dhe Ezgjan Alioski ne Leeds, reprezentues i FYROM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *