Nuggets “dorëzohen” para LeBron James, Pistons të pandalshëm

Denver Nuggets kanë pësuar humbjen e parë 121-114 dhe atë ia ka shkaktuar LeBron James me shokët e tij të Los Angeles Lakers. Fitorja e dytë për këta të fundit, që duket se po fitojnë ritmin e duhur. “Mbreti” ishte më i miri në parket, teksa regjistroi “triple-double”. Ndeshja u vendos në periodën e fundit, pasi Nuggets ishin në epërsinë e dy pikëve me mbylljen e tre periodave të para.

James realizoi 28 pikë, ndërkohë që dha 11 asiste dhe rikuperoi 11 topa. Sigurisht rol të rëndësishëm luajtën edhe shokët e tjerë të skuadrës, pasi pesë basketbollistë kanë realizuar më shumë se 10 pikë. Për Nuggets u paraqitën mirë Nikola Jokiç (24 pikë, 3 asiste, 11 rikuperime) dhe Jamal Murray (20 pikë, 1 asisit, 10 rikuperime).

Detroit Pistons deri më tani nuk njohin rivalë, pasi kanë regjistruar fitoren e katërt. Ata kaluan me sukses Cleveland Cavaliers këtë herë. Humbja e pestë për ish-skuadrën e Lebron James, që këtë herë regjistroi disfatë me rezultatin 110-103.

Një ndeshje e kontrolluar nga vendasit, që në fund lëshuan pak. Andre Drummond ishte “mbreti i ajrit”, pasi rikuperoi 22 topa dhe shënoi 26 pikë. Po kaq pikë realizoi edhe Blake Griffin, i cili gjithashtu rikuperoi 10 topa.

Portland Trail Blazers kaluan me sukses Orlando Magic me rezultatin 114-128. Damian Lillard ishte lart, teksa realizoi 41 pikë. Por edhe McCollum (22 pikë) dhe Jusuf Nurkiç (18 pikë, 10 rikuperime) dhanë një kontribut të vyer për të fituar. Nikola Vuçeviç (24 pikë, 11 rikuperime) i Magic nuk u bëri do t ballë i vetëm miqve.

Oklahoma City Thunder vijon me humbjet. Të katërtën e ka pësuar nga Boston Celtics 95-101. Në fakt “mëkat”, pasi gjysmën e parë të lojës vendasit e mbyllën me avantazhin e 16 pikëve (22-16; 28-18). Celtics arritën që në periodën e tretë (23-40) ta përmbysin ndeshjen dhe më pas në të katërtën (22-27) të ishin sërish më lart dhe të fitonin gjithë ndeshjen.

Orlando Magic-Portland Trail Blazers 114-128
Oklahoma City Thunder-Boston Celtics 95-101
Detroit Pistons-Cleveland Cavaliers 110-103
Los Angeles Lakers-Denver Nuggets 121-114

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *