Novi Pazar flet shqip, David Nikolli kampion Ballkani në Serbi

0

Lezhjani shkëlqen në 3000 metra dhe me 8’31″45 është i pari

Nga Novi Pazar, i dërguari i Sport Ekspres, Gjergj Vyshka

Novi Pazari dhe Serbia kane folur shqip. Pas Izmir Smajlajt, kampion Ballkani dhe kampion Europe në kërcim së gjati në sallat e mbyllura pas katër muajsh detyrojmë serbët të thonë emrin e Shqipërisë jo vetëm ne podium, por dhe gjate garës. E këtë e bëri David Nikolli, i pari në 3000 metra. Ka lënë pas bullgarin Popov me 8’32″85 dhe rumunin Korneski me 8’33″32. Të dy kundërshtarët kanë tentuar ta rrëzojnë, por shqiponja lezhjane ia ka dalë. Sapo ka përfunduar garën, të gjithë janë mbi të për ta uruar, sepse një medalje në Serbi vlen shumë, jashtëzakonisht shumë. Medaljen e artë e ka dorëzuar përgjegjësi i delegacionit të Shqipërisë, Juxhin Çili. Dhe e arta e Nikollit ishte justifikimi me i mirë i pjesëmarrjes së Shqipërisë në Ballkaniadë. Shkurt, shqiponja Nikolli e bëri Novi Pazarin të flasë shqip dhe kjo nuk është pak…

Të bronztë në stafetë për djem

Jemi të bronztë edhe në stafetë 4×400 metra për djem. Daniel Limani, Florian Lata, Marko Makaj dhe Edison Muça kane bërë gjithçka mirë. Te tretët, pas Rumanisë dhe Serbisë, e kështu kemi marrë medaljen e dytë për të rritur. Në përgjithësi garë e mirë, ndërsa vitin e kemi mbyllur me dy të arta, një argjend dhe një Bronx. Që do të thotë se jemi në gjendje të bëjmë mirë kur duam. Izmir Smajlaj, David Nikolli, Ergys Gjecaj dhe kombëtarja e djemve në stafetë janë në librin e artë të Ballkaniadës. E vitin tjeter do të jemi më të fortë. E rëndësishme është se me Smajlajn, Nikollin, Limanin, Latën, Makajn dhe Muçën Serbia ka folur shqip sivjet.

Rezultatet teknike të ditës së dytë të Ballkaniadës
MESHKUJ
Hedhje disku Admir Dizdari 38.32 m vendi i 12-të
Hedhje disku Azgan Zeka 35.64 m vendi i 14-të
110 m/p Ravio Rama 15″64 vendi i pestë
200 m Aldi Hoxha 23″11 vendi i tetëmbëdhjetë
800 m Edison Muça 1’53″04 vendi i pestë
800 m Marko Makaj 1’56″64 vendi i dhjetë
Kërcim trehapësh Ergys Gjecaj 13.67 m vendi i nëntë
3000 m David Nikolli 8’31″45 vendi i parë
4×400 metra Shqipëria 3’27″36 vendi i tretë
FEMRA
200 m Iljana Beqiri 26″39 vendi i 14-të
200 m Iveta Urshini 26″45 vendi i 15-të
Kërcim së larti Sindi Prifti u skualifikua
Hedhje gjyle Greta Batusha 10.26 vendi i shtatë
1500 m Ejona Cufe 4’57″85 vendi i shtatë
Kërcim së gjati Joana Hazizllari 4.86 m vendi i 13-të
Kërcim së gjati Elena Buda 4.40 metra vendi i 15-të
4×400 m Shqipëria e skualifikuar

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image