Notat/ Strakosha perfekt, edhe në pikën e tij të dobët

Lacio mori një fitore të madhe sot në San Siro, kundër Interit, duke u futur fuqishëm në garën për vendin e katërt, ndërkohë që Milinkoviç-Saviç e Imobile ishin dy lojtarët më të mirë në fushë.

Megjithatë, notë mjaft të lartë mori në mediat italiane edhe portieri shqiptar Thomas Strakosha.

LaLazioSiamoNoi.it i ka vendosur notën 6.5: “Në fund të pjesës së parë kryen një pritje me këmbë ndaj Keitasë. Pritje me refleks, jo e bukur, por e çmuar. I sigurt në dalje, u dha qetësi shokëve, edhe pse nuk pati shumë punë dhe pritjet e vështira ishin të pakta“.

Pak a shumë në të njëjtën linjë gjithë portalet sportive italiane, ndërkohë që tifozët e Lacios e vlerësuan “gardianin” e kombëtares shqiptare sidomos për daljet e sigurta në krose, çka ka qenë pika më e dobët dhe pjesa ku është kritikuar më së shumti Strakosha në të shkuarën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *