Nostalgji dhe cilësi, Partizani nis bisedimet me një “ish”

0

Partizani kërkon të përforcohet dhe sytë i kanë hedhur nga “ish”-ët. Një mesfushor është në “radarët” e demave të kuq dhe bëhet fjalë për një lojtar shumë të dashur të tifozëve. RTSH Sport raporton se kanë nisur bisedimet për transferimin e Ylber Ramadanit.

Mesfushori u shit verën e vitit 2017 te Vejle BK në Danimarkë dhe më 30 qershor i përfundon kontrata me klubin aktual. Kjo ka bërë që te Partizani të tentojnë ta “joshin”. Nuk dihet nëse mes palëve synohet një bashkëpunim vetëm për ndeshjet e Europës, apo edhe për më gjatë.

Sigurisht dëshira e Ramadanit është që të vijojë të luajë në një kampionat më të fortë se Superiore. Aktivizimi në takimet e Champions League do ishin  një reklamë e mirë për mesfushorin, por mbetet për t’u parë nëse do të ketë një marrëveshje.

SHIFRAT E RAMADANIT – Mesfushori, pas largimit të Adolfo Sormanit u la në stol në disa ndeshje. Në sezonin e parë në 31 ndeshje me Vejle dhe vetëm një herë e nisi nga stoli. Ramadani ishte një nga pikat e forta të skuadrës danezë, që siguroi ngjitjen në elitë.

Këtë sezon ai ka spikatur me kilometrat e bëra, duke qenë një nga futbollistët që vrapon më së shumti në kampionat. 26 ndeshje ai i ka luajtur me Vejle, 24 prej tyre nga minuta e parë. Për t’u rikthyer në Superiore, ai me fanellën e Partizanit luajti 32 ndeshje (22 titullar) në sezonin 2016-2017.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.