Nostagjia sjellë edhe kritika! Dosi i drejtohet Ramës dhe Demit: Lojtarë te Partizani që u mbaron benzina

Në këto kohë izolimi, Edmond Dosti është bërë nostagjik për të kujtuar periudhën e tij te Partizani. E kjo nga era e gatimit ndërsa ndodhet në shtëpi, ndërsa asokohe mblidhej në menzën e klubit. Lojtarë atëherë donin të konsumonin shumë ushqim, pasi stërviteshin pafundësisht. Ndërsa në kohët e sotme dhe ku kushtet normalisht janë shumë herë më të mëdha, kalohet më pak kohë me topin. Pikërisht për këtë çështje, Dosti fton Ramën dhe Demin që për futbollistët të ketë më shumë orë stërvitje, pasi te Partizani ka lojtarë u mbaron benzina shpejt ose edhe më keq, futen pa u mbushur fare me energji. /Sport Ekspres/