Norvegjia bën detyrën dhe i bën një nder edhe Shqipërisë

Shqipëria u mund keqas nga Skocia fundjavën e shkuar, por një buzëqeshje të lehtë e ka gjetur sot, edhe pse jo për meritë të vet.

Norvegjia ka fituar 2-0 në Qipro dhe në këtë mënyrë na ka mbajtur në Ligën C, sepse në renditjen e vendeve të treta Qipro ka vetëm një pikë dhe bie në Ligën D, ashtu si Sllovenia, në të njëjtin grup me Qipron.

Norvegjia duhej të fitonte, mundësisht me rezultat të pastër, pasi vetëm golaverazhi e ndante me Bullgarinë.

U tha, u bë: fitore e pastër, 2 gola nga Ola Kamara në minutat 36 e 48, pak nervozizëm dhe nga një karton i kuq për secilën palë në fund dhe skandinavët fitojnë grupin 3, sepse Bullgaria jo vetëm që nuk fitoi dot thellë, por u ndal te barazimi në shtëpi nga Sllovenia.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *