“Normalitet, sheh njerëz në restorante pa maska”/ Kanavaro tregon betejën e fituar: Ja sesi ia dolëm!

Teksa gjithë bota është e mbërthyer nga Koronavirusi dhe në frikën e epidemisë, atje prej nga u hap edhe kjo “lojë me jetën”, gjithçka i është kthyer normalitetit. Kina e ka marrë situatën në kontroll dhe brenda pak ditësh pritet që gjithçka të mbyllet në lidhje me këtë histori.

Ndërkohë legjenda italiane e futbollit, Kanavaro, i cili punon si trajner në Kinë, tregon edhe mënyrën sesi ia dolën në këtë betejë.

“Duhet të qendronim në shpi, policia vinte në çdo kohë për të matur temperaturën dhe për të parë nëse ishim në shtëpi. Përndryshe, menjëherë dënim. Kur të mbaroj përfundimisht e gjitha kjo, do kryejnë edhe analiza të tjera, që të mos infektohemi përsëri.

Tani jemi në normalitet, sheh njerëz në tarraca të pallateve, restorante dhe mbi të gjitha pa maska. Para një muajsh nuk shikoje askënd. Këtu ia dolëm sepse ndoqëm udhëzimet e autoriteteve. Qenduam në shtëpi dhe kështu u mposht Koronavirusi. Babai im mërzitet kur motra ia lë ushqimet në derë dhe ikën, pork jo është mënyra më e mirë për t’i treguar dashuri, sepse ky virus është shumë i rrezikshëm për të moshuarit. Sa për kampionatin, shpresojmë të nisi në maj”, tha Kanavaro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *