Nora motivon Luftëtarin me një… kujtim

Gentian Nora u kthye me këmbë të mbarë te Luftëtari, që arriti të merrte pikët e plota në transfertë kundër Skënderbeut. Takimi i radhës luhet në Gjirokastër të dielën dhe bluzinjtë duan sërish të marrin pikë, për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë.

Një vit më parë Luftëtari mundte thellë Partizanin 5-0, ndërkohë që Nora e rikujton diçka të tillë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Në fakt bëhet fjalë për një postim të bërë pas ndeshjes së vjetshme.

“Partizani ashtu, Partizani kështu. Vetëm kritika, ofendime për stafin e lojtarët: kjo është hipokrizi. Partizani ka gabuar rëndë që në fillim dhe disi u përpëlit këto javë, por si ndodh në këto raste, lëshohen të gjithë i masakrojnë, disa analistë profesionistë madje i kane dënuar me vdekje…

P.S Se për pak harrova, sot fitoi Luftëtari. Ta thoni ndonjë fjalë të mirë dhe për këta çunat, se janë dhe festa. Tregohuni pak zemërhapur”, shkruante Nora asokohe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *