Nominime të veçanta tek Tirana, Edon Hasani sfidon të tjerët duke thyer karantinën

Bilanci me Koronavirusi vazhdon të rëndohet në Shqipëri, teksa në ditët e fundit janë të shtuara rastet sa i përket numrit të të infektuarve. Por pavarësisht kësaj, Edon Hasani nuk trembet nga statistikat.

Gjithmonë kemi parë nominime nga më të ndryshme, mes lojtarëve që hapin lojëra të veçanta nga shtëpia. Ndërsa këtë herë kalohet në një tjetër nivel, teksa Hasani tregon kilometrat e përshkruara në rrugë. Jo pak, por 15 kilometra të përshkruara, në një kohë që të gjithë futbollistët duhet të jenë në shtëpi, ashtu siç është vendosur edhe rregulli për ndalimin e kampionatit. /Sport Ekspres/