Noka: Tirana më e dobët se ne, të merren masa ndaj gjyqtarit!

0

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja të mërkurën e mbylli historinë e kupës, pas humbjes që i shkaktoi Tirana në “Selman Stërmasi” me shifrat 2-0. Dëshira e lezhjanëve ishte që të kualifikoheshin në finale, ndaj ndalesa që pësuan i ka mërzitur shumë, gjë që e shprehin edhe në deklaratat e tyre publike. Presidenti Gjok Noka, përveç lojës së dobët të skuadrës së tij, fajëson edhe gjykimin, pasi sipas tij Besëlidhjes iu mohua një penallti, e cila do ta ndryshonte rrjedhën e lojës në favor të tyre. “Humbja në Tiranë më ka dëshpëruar shumë, pasi nuk e kisha menduar kurrë se një skuadër me një nivel me të ulët se ne do na eliminonte, pasi si Tiranë ka vetëm emrin dhe fanellën, gjithçka tjetër po e ul në Kategorinë e Parë. Rruga deri këtu ka kaluar nga Partizani, që është kandidati kryesor për titullin kampion, si dhe Flamurtari që dihet për historinë dhe aktualitetin e tij. Më vjen keq që përsëri gjyqtarët po vijojnë me çokat e tyre, pavarësisht paralajmërimit të fortë të presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka. Ne kemi prova të pa kontestueshme për gjykimin e njëanshëm, ndaj kërkoj që të merret masë e fortë ndaj gjyqtarit, pasi na mohoi një penallti, që do ta  ndryshonte rrjedhën e lojës në favorin tonë. Tani që historia e kupës u mbyllë këtu, të gjithë vëmendjen e kemi të përqendruar te kampionati, pasi duam që të mos gabohet më, por të marrim atë për të cilën kemi luftuar që në nisje të sezonit dhe që ua kemi premtuar tifozëve lezhjan”, deklaroi për “Sport Ekspres” presidenti Gjok Noka.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here