Noka në sulm: Duam arbitër të huaj që ta vendosë fusha kush është më i forti!

0

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja nën drejtimin teknik të Alban Brukës po karikohet maksimalisht për këtë fund sezoni, ku kanë mbetur edhe dy javët e fundit. Në përgjigje të prononcimit të presidentit të Kamzës Naim Qarri, presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka për “Sport Ekspres” dha këtë deklarim: “Nuk ja vlen që të konsumosh kohë duke ia kushtuar Naim Qarrit, pasi natyra e tij prej mashtruesi, shpifësi dhe manipulatori u pa ditën e ndeshjes në Shënkoll. Ne, kërkesën për gjyqtarë të huaj nuk ia kemi bërë Naim Qarrit për gjyqtarë Naim Qarrash, por FSHF-së, që është vendi legjitim dhe shpresoj se kërkesën tonë do ta marrë në konsideratë pozitive.

“Gjithnjë e kam deklaruar dhe vazhdoj ta bëj deri në fund, unë dua që rezultati i ndeshjes të dalë nga përballja 90-minutëshe në arenën e blertë, e jo i paravendosur për të dalë nga bilbili i gjyqtarit. Dihet historikisht se Besëlidhja ka zhvilluar kurdoherë futboll të pastër jashtë aleancave, apo korruptimit të gjyqtarëve, ndaj edhe kemi dështuar disa herë në ndeshjet e fundit, për këtë arsye e kemi bërë kërkesën për gjyqtarë të huaj, e jo për t’u bërë interesantë”, theksoj presidenti i Besëlidhjes Gjok Noka në deklarimin e tij. Besëlidhja po mbyllë sezonin e nëntë në Kategorinë e Parë, por deri në përfundim të supersfidës ndaj Kamzës shpresojnë në suksesin e shumëpritur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here