Noka euforik: Në maj festojmë Kupën dhe Superligën

0

“Jam tepër i kënaqur me skuadrën, sepse arritëm të kalonim së pari Partizanin dhe tani kemi eliminuar edhe Flamurtarin. Ju garantoj se do të shkojmë deri në finale. Dua të falënderoj të gjithë futbollistët, të cilët kanë luajtur me shpirt të lartë gare, me zemër e gjak, ndaj dhe u shpërblyen me këtë kalim në gjysmëfinale të Kupës. Jam i bindur se, me këdo të na bjerë shorti, Besëlidhja do të bëjë atë që bëri ndaj Partizanit dhe ndaj Flamurtarit. Jam i bindur se kjo skuadër nuk do të ndalet me kaq, por do të jetë në finale dhe do të flasim në maj, kur do të fitojmë Kupën dhe të dalim në Superiore. Këtë gjë le ta dijë i gjithë populli i Lezhës dhe e gjithë Shqipëria”, – tha pas ndeshjes së djeshme presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, i cili e sheh plotësisht të arritshëm fitimin e Kupës, duke parë që të tijtë kanë triumfuar ndaj dy prej skuadrave më të mira në vend. Madje, ai është i bindur për suksesin e dyfishtë, Kupë dhe Superligë.

 

Bruka: E meritojmë të jemi mes 4 më të mirëve të Kupës  

“Kualifikimi ynë ishte i pritshëm, pasi e kishim hedhur hapin e parë që në Vlorë, ku arritëm të fitonim me lojë dhe me rezultat. Nuk ka si të mos jem i kënaqur me lojën e skuadrës, me paraqitjen e futbollistëve, pasi kemi arritur një kualifikim të merituar. Jemi mes 4 më të mirave të Kupës dhe kjo është diçka e madhe për Besëlidhjen, që merr pjesë në Kategorinë Parë. Me këtë sukses kemi vërtetuar plotësisht se Besëlidhja që tani i përket Superiores, ndaj dhe lufta jonë për kampionatin do të jetë më e fortë. Kemi në dispozicion kohën e duhur për të rikuperuar atë që kemi humbur deri tani. Po ju largohemi skuadrave të dobëta, që vetëm sa na kanë prishur lojën, duke na ndaluar në dy barazime, por nuk jemi të dëshpëruar, sepse kemi besim se në fund do t’ia dalim”,  -u shpreh në entuziazëm e sipër pas kualifikimit trajneri i Besëlidhjes.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image