Noka: Besëlidhjen e masakruan gjyqtarët, Duka si “Ali Baba me 40 hajdutët”

0

Bernard Gjikolaj

Besëlidhja, të hënën ndonëse barazoi ndaj Kamzës, nuk u ngjit në elitë, pasi kryeqytetasit kanë rezultate më të mira në sfidat direkt mes tyre të këtij sezoni. Tashmë, Besëlidhja do të plotësojë një dekadë në Kategorinë e Parë, duke thyer rekordin e sajë historik në 87 vitet e saja si pjesëmarrëse nëpër kampionatet tona të futbollit.

REAGON NOKA – Për Gjok Nokën, si president i Besëlidhjes është mbyllur sezoni i shtatë, ku katër herë ka pësuar të njëjtin fat skuadra, si të hënën në Kamzë duke dështuar vetëm në ndeshjen e fundit. Barazimi për skuadrën lezhjane të Besëlidhjes ka qenë fatal në përballjen ndaj Kamzës dhe për këtë stafi teknik dhe drejtues nuk janë aspak të kënaqur, pasi fajësojnë gjykimin. Presidenti Gjok Noka gjatë një deklarate për mediat lëshoj një lum akuzash ndaj FSHF-së, duke e akuzuar drejtpërdrejt presidentin e sajë. “Armando Duka si “Ali Baba” me 40 hajdutët me familjen e arbitrave të tij po i tejkalon limitet e vjedhjeve duke e shkatërruar totalisht futbollin shqiptarë. Ky është një turp, e pa e gjithë Shqipëria se me çfarë lloj pisllëku u ngjit Kamza në Superiore. Që në nisje të sezonit, Kamza, ka fituar ndeshje në këtë mënyrë duke u ndihmuar fare hapur nga arbitrat pastrues të Dukës, por jo vetëm Kamza por edhe më gjerë. Kështu, Duka ja arriti qëllimit që të grupojë tri skuadra të besuara për t’i pasur për ndeshje të “caktuara”. Skuadra jonë ishte shumë më lart se vendasit, kjo u pa publikisht, por gjithçka ja dhuroj Duka me pastruesit, treshen e arbitrave. Ta mbajë mend mirë, se me veprimet e tij, Duka me “pastruesit” e tij, na ka shkatërruar ekonomikisht, duke na shumëzuar me zero investimet tona private, por do të vijë momenti që do të ma paguajnë privatisht. Edhe sikur ta padit ndeshjen në KDS, Duka me pastruesit e tij nuk e merr parasysh. Kjo është parë gjithmonë nën presidencën e tij. Duke përfunduar, desha të theksoj se sa të jetë Duka në krye të FSHF-së nuk do të ketë futboll të pastër”.  

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.