Nojer paralajmëron Zhirunë

0

Portieri i kombëtares gjermane, Manuel Nojer, ka folur për duelin e radhës të kampionëve të botës me Francën në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian. Rivali i tij më i frikshëm teorikisht i bie të jetë sulmuesi i francezëve, Oliver Zhiru. Ky i fundit, i cili është pika e referimit e skuadrës së “gjelave”, gjeti rrugën e rrjetës në portën e Nojerit edhe në takimin ndërmjet Arsenalit dhe Bajernit në sezonin e kaluar të Champions League, edhe në miqësoren e luajtur në nëntor 2015 ndërmjet Francës dhe Gjermani (Franca fitoi 2-0). Zhiru do të tentojë të shënojë golin e tij të katërt në Evropian, por Nojer është i sigurt se mund t’ia dalë me 29-vjeçarin. “Zhiru është lojtar shumë i rrezikshëm brenda zonës”, – tha dje gardiani i Bajernit në konferencë për shtyp. “Ai është i fortë në ajër, i rrezikshëm për qendërmbrojtësit. Por ne e njohim atë dhe mund të përgatitemi kundër tij. Nuk më p?ëlqen të përqendrohem shumë te një lojtar specifik i kombëtares tjetër. Ata sjellin të gjithë cilësi në fushë. Grizman është lojtar jashtëzakonisht i fortë në duele tek për tek dhe në kundërsulme”, – ka shtuar Nojer.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image