Nojer operohet, por ia del kundër Realit

0

Bajerni e ka mendjen plotësisht te Champions League, aty ku në fazën çerekfinale do të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi, Real Madridin, por në javët para dy supersfidave me madrilenët në Mynih lajmet nuk janë aspak të gëzueshme. Pas brazilianit Doglas Kosta, i cili vazhdon të qëndrojë jashtë grupit nga problemet në gju, trajneri Karlo Ançeloti do të jetë pa portierin Manuel Nojer në dy ndeshjet e ardhshme të Bundesligës. Gjiganti gjerman është detyruar të operohet në këmbë dhe kështu i bie që nuk do të luajë në ndeshjet e kampionatit kundër Augsburgut dhe Hofenhajmit. Portieri dhe kampioni gjerman e kishte të pamundur për të marrë pjesë në dy ndeshjet e kombëtares së tij, kundër Anglisë (1-0) dhe Azerbajxhanit (4-1). Kjo fillimisht u duk si një metodë e kahershme e drejtuesve të Bajernit për të mos e lodhur lojtarin, por nuk rezulton kështu.

Pas një jave rehabilitim, Nojer ende nuk është gati të luajë. Siç ka saktësuar klubi bavarez në sajtin zyrtar dhe rrjetet sociale, 31-vjeçari, i cili është kapiten i Gjermanisë dhe zv/kapiten i Bajernit, ka kryer operacion në këmbën e majtë dhe ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme. Për fatin e tij të mirë, ai do të jetë gati për klasiken gjermane ndaj Dortmundit, që do të luhet në Mynih. Pra, edhe ndaj Real Madridit! Lajmi tjetër sa për të qarë aq edhe për të qeshur është se edhe portieri Sven Ulraish, ai i cili duhet të zëvendësonte Nojerin, dje pësoi një dëmtim në stërvitje. Nuk është diçka serioze, por ai thuhet se mund të mungojë kundër Augsburgut. Sot do të merret vesh se çfarë do vendosë trajneri Ançeloti.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image