Nojer kthehet, por nuk luan në finale

0

Jup Hajnkes ka konfirmuar se kapiteni i Bajernit Manuel Nojer është kthyer në formë të plotë fizike dhe do të grumbullohet për finalen e Kupës së Gjermanisë, nesër në mbrëmje kundër Aintraht Frankfurtit. Megjithatë, trajneri i Bajernit ka sqaruar se Nojer nuk do të rrezikohet dhe do të ulet në stol, për ndeshjen e fundit të sezonit.

Nojer nuk luan prej muajit shtator për një dëmtim në këmbë, ndërsa në javët e fundit ka punuar shumë për të qenë gati për Kupën e Botës, duke ia dalë mbanë.

Gjithsesi, Sven Ulrajsh e ka zëvendësuar me sukses këtë sezon dhe do të konfirmohet për finalen e kupës.

“Nojer nuk ka më asnjë shqetësim fizik, është stërvitur këtë javë dhe jam i kënaqur me formën e tij”, tha Hajnkes në konferencën për shtyp para finales së kupës.

“Ai është në formë fizike fantastike dhe është i grumbulluar, është një mundësi, por nuk do të luajë nga fillimi. Manu ka prezencë të rëndësishme, është portier autoritar, nuk mund të krahasohet me askënd. Kombi ynë mund të qëndrojë i qetë, ai do të jetë gati për Kupën e Botës”

Hajnkes do të ketë përballë nesër kroatin Niko Kovaç, i cili do ta pasojë prej 1 korrikut. “Do të jetë emocionuese, stadiumi në Berlin është si Wembley i Gjermanisë dhe do të jetë një natë speciale për mua të shkoj aty me Bajernin, me lojtarët e mi. Rrallë kam pasur një marrëdhënie si kjo me ndonjë skuadër”, shprehet Hajnkes.

KOVAÇ – Ndërkaq, Kovaç shpreson të mposhtë punëdhënësit e tij të ardhshëm, për ta çuar Frankfurtin në Europa League: “Finalja është një dhuratë e këndshme lamtumire nga skuadra ime. Nëse ke punuar mirë për më shumë se dy vite dhe ke përjetuar gjëra të bukura, trishtimi është i natyrshëm kur vjen momenti i largimit. Shpresoj që të kem një eksperiencë të bukur nesër, në mënyrë që të shkojmë të gjithë të lumtur në shtëpi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.