Nojer i sinqertë: Rrezikova karrierën, tani ka kaluar gjithçka

Manuel Nojer vjet kaloi një dëmtim që e la jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë. Ai rrezikoi jo vetëm pjesëmarrjen në Kupën e Botës “Rusi 2018”, por edhe karrierën. Portieri i Bajernit të Munihut dhe Gjermanisë e ka rrëfyer vetë diçka të tillë.

“Dëmtimi? Një përsëritje e dëmtimit në këmbë para Botërorit mund t’i kishte dhënë fund gjithçkaje. Edhe karrierës sime. Megjithatë, tani ia dal të bëj sërish gjithçka, nuk ndjej më dhimbje. Jam shumë i kënaqur që kam kthyer në maksumimin tim”, është shprehur Nojer për Fox Sport.

Portieri gjerman është një nga më të mirët në qarkullim, madje për disa kohë është cilësuar si numri një.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *