Nojer: Bëmë shumë pak në sulm, ja si ma hodhi Mane

0

Manuel Nojer ka pranuar para gazetarëve se humbja ndaj Liverpulit ishte krejtësisht e merituar. Në fjalët për gazetarët pak minuta pas përfundimit të takimit, “gardiani” i Bajernit foli për golin e parë të Manes dhe analizoi se çfarë shkoi keq te loja e skuadrës së tij.

“Nuk është një fitore e pamerituar. Nuk patëm fuqi në sulm dhe krijuam shumë pak raste për shënim, pra nuk i rrezikuam shumë. Rezultati është i drejtë, edhe pse e është e dhimbshme ta thuash. Ishim të motivuar, të gjithë mezi po e prisnim këtë ndeshje. Ndoshta po ta kishim përmbysur ndeshjen, pasi shkuam 1 – 1, do të kishim akoma më shumë vetëbesim. Megjithatë goli i Van Dijk na preu këmbët”.

“Doja ta bllokoja Manen, por ai bëri një punë të shkëlqyer. Tentova ta mbyllja rrezen e tij, më pas ai bëri atë lëvizjen mashtruese me trup. Nuk e prisja që do kontrollonte topin aq mirë. Ishte e qartë që do të vendosesha në një situata një kundër një, kështu që vendosa që të dilja menjëherë”.

“Jo. Është e qartë që skuadrat gjermane janë eliminuar nga ekipet angleze. Në Gjermani kemi tre vite e gjysmë që mendojmë negativisht për këtë gjë, jo vetëm në futboll. Bëmë një paraqitje të mirë në takimin e parë, ndërsa sot nuk bëmë as sa duhej. U munduam ta organizonim lojën nga mbrojtja, por u treguam të avashtë dhe nuk bëmë dot aq sa duhet në sulm”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.