Njoftimi i policisë, Halili dhe Laska procedohen penalisht

0

Takimi i Kupës ndërmjet Laçit dhe Tiranës nuk ka kaluar pa incidente. Pak orë pas takimit ka pasur një sherr midis presidentëve të të dyja skuadrave.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit Shqiponja. Në një njoftim të nxjerrë së fundmi nga Drejtoria Vendore të Policisë së Tiranës është bërë e ditur se të dy presidentët e të dy klubeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” .

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.