Njihuni me rekordmenin 22-vjeçar, numëron 8 tituj kampionë rresht!

0

Bajerni i Mynihut fitoi kampionatin për herë të 29-të në histori. Ekipi bavarez mposhti Ajntrahtin e Frankfurtit 5-1, ndërkohë që Roben dhe Riberi u larguan me nga një gol të shënuar.

Emocione të mëdha dhe koreografi fantastike e tifozëve për dyshen e madhe, por një tjerr kampion i madh ndodhet te Bajerni, madje një rekordmen. Kingsli Koman nuk i ka mbushur akoma 23 vjeç. Ditëlindjen e radhës e feston me datë 13 qershor, por francezi festoi titullin e tetë kampion gjatë ditës së djeshme.

Të tetin rresht me tre ekipe të ndryshme. Që kur ka nisur karrierën e profesionistit nuk i është ndarë titullit. Dy të parët i fitoi me PSG-në, më pas dy herë kampion në Serie A me Juventusin dhe katër të fundit në Bavari.

Koman pësoi një dëmtim të tmerrshëm në ndeshjen e parë të kampionatit dhe dëshpërimi ishte aq i madh, saqë nuk e përjashtoi tërheqjen e parakohshme. Megjithatë, ai punoi fort dhe u rikthye për të fituar trofeun prestigjioz. Të tetin rresht, me vetëm 22 vite mbi supe dhe 16 trofe në total. Thjeshtë fantastike…

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.