Njihuni me portierin hero, shkodrani shpëton jetën e dy njerëzve

0

Eldi Hasani po bën një shkëputje të vogël nga futbolli dhe po i kushtohet punës së tij të dytë si vrojtues plazhi. Në këto ditë portieri i Vllaznisë ka arritur ta kryejë më së miri detyrën e tij të re, duke mos shpëtuar portën nga goli, por dy jetë njerëzish.
Mediet shkodrane raportojnë se ditën e sotme ai ka arritur të shpëtojë jetën e një pushuesje nga Kosova. Ajo ka hasur probleme në det dhe ka rrezikuar të mbytet. Eldi ka vrapuar menjëherë drejt Emine Vllasenit, 54-vjeçare, për ta shpëtuar. Ka arritur ta nxjerrë deri në breg, por pak momente më pas zonja ka kaluar në gjëndje të fikti.

Hasani e ka marrë situatën në dorë, duke e qetësuar gjendjen shëndetësore të gruas, që më pas është transportuar drejt spitalit rajonal. Një rast i tillë ka ndodhur edhe një herë tjetër, ku Hasani është treguar përsëri vendimtar me ndërhyrjen e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.