Njihuni me peshimet zyrtare, Seferi gati për përballjen ndaj Lerenës për titullin e botës IBO

Një nga krenaritë e mëdha të shqiptarëve në arenën e boksit, Sefer Seferi, ka një ndeshje shumë të rëndësishme në karrierën e tij. Në Johanesburg, Afrikën e Jugut, do të luhet për titullin e botës “IBO” në Cruiserwight.

Përballja do të jetë mes titanëve, pasi do të ndeshet me kampionin aktual, Kevin Lerena. Por për Sefer Seferin, nuk do të ketë asnjë problem, pasi nuk është hera e parë që ndeshet me rivalë të një kalibri të lartë.

Më parë këtë gjë e ka bërë ndaj Tyson Fury, pa harruar edhe emrat si Manuel Charr apo Firat Arslan. Ndërkohë në ditën e sotme kanë kryer edhe peshimet zyrtare, atje ku Sefer Seferi është në 89.3 kg, ndërsa Kevin Lerena është në pshën 90.2 kg. Ndeshja do të luhet në datën 21 shtator dhe pritet me interes të madh nga sportdashësit shqiptarë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *