Njihuni me “mbretin e driblimeve”, tifozët e Milanit ëndërrojnë

Akordi me Real Madrid është arritur dhe Teo Hernandez mund të quhet një lojtar i Milanit. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar mbrojtësin, i cili ka firmosur për 5 vite me “djallin”.

21-vjeçari është një mbrojtës i majtë, i cili preferon shumë të dalë në fundore dhe të driblojë kundërshtarin. Kompania e statistikave “Opta” kanë publikuar një të dhënë, sa interesante po aq të “pabesueshme”!

Teo Hernandez është lojtari me numrin më të madh të driblimeve në La Liga për tre sezonet e fundit. Plot 129 ka lënë pas kundërshtarët e tij blerja më e re e Milanit, duke lënë pas edhe një emër si Leo Mesi.

Tifozët e Milanit besojnë fort te kualiteti i anësorit dhe po presin me padurim ta shohin në aksion në fushat e blerta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *