Njihet për fotot e nxehta, tifozët e Lacios këndonin për mamanë e Zaniolos së Romës

Tifozët e Lacios e kishin materialin e tyre sesi të ofendonin rivalët e përjetshëm të Romës për derbin e kryeqytetit. Flitet për mesfushorin e Romës, Zaniolo, që më pas duhej të largohej nga fusha.

Mamaja e tij njihet më së shumti në Itali për fotot e shumta provokuese dhe të nxehta që publikon në rrjetin social, “Instagram”. Kurrsesi nuk e kishte të lehtë ky futbollist i Romës që të luante në një ambient, ku kryefjala e tifozëve kundërshtar ishte nëna e tij, duke e ulur tërësisht figurën e saj.

Më vonë do të vinte edhe vetë reagimi i Francesca Costa, e cila është shprehur: “Për këngët që ishin kundër teje, erdhën nga persona të edukuar në atë mënyrë nga nëna e tyre. Ti ua dhe përgjigjen në fushë dhe në mënyrën më të mirë. Jam krenare që jam mamaja jote dhe nuk dua të them asgjë më shumë. Vazhdo kështu dhe ti je jeta ime”, shkruan Francesca. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *