“Njësoj si mrekullia e Shën Xhenaros”, Maradona “bekon” ardhjen e De Rosit

0

Daniele De Rosi i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjen për të vazhduar karrierën te Boka Zhuniors. 35-vjeçari u largua këtë verë pas një jete me Romën, më saktë drejtuesit nuk i ofruan rinovimin e kontratës.

“Luftëtari” italian është gati të provojë emocionet e të luajturit në “La Bombonera”, një ndër stadiumet më të zjarrta në botë. Rreth kësaj situate ka folur edhe Diego Armando Maradona.

Legjenda argjentinase ka folur për “Tyc Sports” dhe po pret me padurim ta shohë ish-kapitenin e Romës të mbajë veshur bluzën e Bokës së tij të dashur

Nuk të njoh personalisht, por të jesh i sigurt që do të ndihesh i qetë te Boka. I qetë me Bokën dhe me mua. Do të shihemi së shpejti. Të veshësh bluzën e Bokës për ne do të thotë shumë, është njësoj si mrekullia e Shën Xhenaros. Të përqafoj dhe të dërgoj urimet më të mira për familjen tënde”, përfundon Diego Maradona.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.