“Njësoj si droga e alkooli”, trajneri iu ndalon Wi-Fi lojtarëve të tij

Interneti sot është një pjesë shumë e rëndësishme e futbollistëve dhe kudo që ata ndodhen, kanë akses në rrjtet e tyre sociale, në autobus, dhoma zhveshjes, hotelet e tyre dhe në avionë. Trajnerët nuk janë të ndikuar nga kjo gjë e futbollistëve të tyre, por jo ai i Sauthemtptonit.

Ralf Hasenhutëll pranoi se gjatë kohës kur drejtonte RB Lajpcig në Gjermani, nuk i lejonte futbollistët e tij të kishin akses në internet në hotel pas orës 21:00. Sipas tij, interneti është po aq i dëmshëm sa droga dhe alkooli.

Interneti është diçka që nuk e ndalojmë dot, por i vendosim orar. Kur isha në krye të Lajpcig, lojtarët qëndronin deri në mëngjes duke luajtur video-lojëra. Mora vendimin që në orën 21:00, të mos kishte fare Wi-Fi në dhomat e hotelit. Për mua, të luash me video-lojëra deri në mëngjes është më e dëmshme se alkooli dhe droga”, tha Hasenhutëll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *