“Njësoj si babai”, ëndrra e madhe e Ronaldos

Në Itali nuk u transferua vetëm Kristiano Ronaldo, por dhe i biri i tij, Ronaldo Jr, i cili duket se ka marrë shumë nga i ati. Nëse 33-vjeçari po e vuan faktin se nuk po shënon, i biri realizoi 4 herë në ndeshjen e parë me skuadrën e U9 të Juventusit.

Ronaldo vetë flet plot pasion për të birin dhe e ndjek sa herë që ka mundësi, por dhe e shpreh në publik se ëndrra e tij është që Ronaldo Jr të ndjekë hapat e tij, duke veçuar se ai i ka të gjitha aftësitë, megjithatë zgjedhja i takon atij, kur të jetë rritur edhe pak.

“Ai është shumë konkurrues, si unë kur isha i ri. Ai nuk pëlqen asnjëherë që të humbasë. Do të jetë si unë, jam i sigurt 100%. Uroj që ta ndihmoj me përvojën time, me motivimin tim. Synimet e mia janë që t’i mësoj atij disa gjëra, por do të jetë gjithçka në dëshirën e atij”.

“Unë do mbështes çdo vendim të atij, por natyrisht që dua që ai të bëhet futbollist, pasi them se e ka atë që i duhet. Ai ka një trup të mirë, ai është i shpejtë, ka aftësi, mund të driblojë, por ai do të vendosë vetë dhe unë do ta pres. Sigurisht ajo është ëndrra ime e madhe, që Ronaldo Jr të bëhet futbollist”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *