Njeriu gol, Telushi dhe titulli: Gega nuk “kursehet” në konferencë

Skënder Gega, si zakonisht është paraqitur para mediave dhe ka folur për ndeshjen e radhës kundër Teutës. Gjithashtu ai ka folur edhe për tema të tjera, teksa është përmendur edhe fakti që Partizani pas derbit çalon.

TEUTA – “Është një ndeshje tjetër, edhe pse fitorja në derbi po tre pikë na ka dhënë. E kaluam me sukses dhe tani duhet ta marrim po kaq seriozisht edhe Teutën. Do mundohemi të bëjmë të njëjtën paraqitje. Besoj se jemi në rrugën e duhur”.

EUFORIA – “Nuk kemi bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, kemi bërë thjesht detyrën. Pastaj, sesa pikë marrim, është diçka tjetër. Jam i kënaqur, ekipi po rritet. Nuk kemi hapësira për eufori. Është vetëm ndeshja e gjashtë e kampionatit”.

PËSIMI I GOLAVE – “E gjitha është një punë në grup. Jemi me fat që kemi portierin më të mirë në Superiore, profesionist brenda e jashtë fushe. Jemi munduar edhe të sulmojnë, nuk kemi qëndruar vetëm në mbrojtje. Nuk jap garanci se nuk do pësojmë më gola, por do jemi po aq të kujdesshëm me mënyrën se si luajmë”.

TEUTA MUNDI KORÇARËT – “Skënderbeu shkarkoi gjithçka që kishte në ndeshjen kundër nesh. Dhanë maksimumin dhe është krejt normale. Fati ishte me ta. E pashë takimin e Teutës ndaj Skënderbeut dhe bënë një ndeshje të mirë. Kanë ekip të mirë, grup që luan mirë futboll. Ne do të jemi gati të përgjigjemi në fushë”.

PAS DERBIT ÇALOHET – “Shpresoj ta prishim syrin e keq dhe të mos vazhdojmë me këtë traditë. Diçka e tillë duhet të korrigjohet. Kemi folur edhe me lojtarët, të ciët e kanë shprehur këtë shqetësim. Është e pashmangshme, edhe presioni pozitiv. Kam jetuar disa orë me fitoren në derbi dhe tani na pret një sfidë e vështirë”.

FINALIZIMI – “Edhe fitorja minimale quhet fitore. Njerëzit kanë dëshira për shumë gola, kjo është normale. Për çdo trajner do ishte mirë të finalizohej sa më shumë. Jam i kënaqur, pasi loja në grup, në sulm, është mbështetur nga lojtarë që nuk janë tipik sulmues. Kjo më bën optimist, pasi të gjithë mundohen të bëjnë të dyja fazat e lojës. Tre pikët na japin qetësi dhe na mbajnë në grupin e pretendentëve”.

TITULLI – “99% e lojtarëve nuk kanë lidhje me “thatësirën” 25-vjeçare të Partizanit pa fituar titull. Duhet të krijojmë historinë tonë, pa u shkëputur nga e kaluara. Nuk jemi ndeshur ende me të gjitha ekipet. Të shpresojmë të vazhdojmë kështu. Nuk është garanci që çdo ndeshje do ketë të njëjtën fytyrë”.

MUNGESA E NJERIUT GOL – “Telushi, Asani, Mala, e bëjnë shumë mirë pjesën ofensive. Nuk mund të piketoj një lojtar goli sot. Te grupi im, dua që të gjithë të jenë afër portës e të shënojnë”.

ROTACION – “Asgjë nuk kemi vendosur. Tani do shpërngulemi në Elbasan, larg zhurmës, ku fusha është e mirë. 15-16 lojtarë janë pretendentë për të qenë titullar. Është presion, por edhe një kënaqësi kur ke kaq shumë lojtarë për formacionin”.

“DEMA” TE KOMBËTARJA – “Unë kam qenë vetë trajner i Shpresave. Është kompetencë e Panuçit. Kombëtarja është e të gjithëve dhe Partizani ka emra të denjë për të qenë në Kombëtare. Unë uroj që ai që punon, të marrë meritat. Të gjithë e kanë ëndërr Kombëtaren. Megjithatë, është zgjidhje e Panuçit”.

TELUSHI NUK NDËSHKOHET MË – “Është e vërtetë, unë e njoh prej kohësh Telushin. Kjo natyrë e tij i jep vlerë në fushë, por edhe duhet të menaxhosh. Sot ai është edhe prind, e sheh futbollin si profesion. Ekipi e njeh si lider, ka mbështetjen tonë. E ka kuptuar se duke marrë kartonë, dëmton ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *