“Njerëzit vdesin një ditë, pse të shqetësohemi sot”? Ceferin e sheh ndryshe: Futbollin nuk e ndryshoi as Lufta Botërore, tifozët kthehen shpejt

Futbolli po bëhet gati për t’u rikthyer në gjithëë Eurpoën, megjithëse nën masa të rrepta sigurie dhe ndryshe nga ç’jemi mësuar më parë. Një pamje më të qartë të këtij sporti pas pandemisë e dha Gjermania. Por kreu i UEFA-s duket optimist për të ardhmen dhe shprehet besimplotë se futbolli i vjetër do të rikthehet shumë shpejt, madje edhe me tifozët.

Në një intervistë për “The Guardian”, Ceferin është shprehur ndër të tjera se sportin më popullor në kontinentin e vjetër nuk e ndryshuar as luftërat botërore dhe një gjë të tillë nuk ka për ta bërë ky virus. Për më tepër sugjeron që të shihet edhe ana pozitive në këtë histori e të mos mbetemi në skenarët apokaliptik me valë goditëse të virusit që do vazhdojnë gjatë.

“Është një situatë e rëndë por tani po bie dhe po tregohemi më të kujdesshëm. Ne dimë më shumë rreth virusit dhe në përgjithësi unë jam një person optimist. Nuk më pëlqen kjo pikëpamje apokaliptike që duhet të presim valën e dytë dhe të tretë apo edhe një valë të pestë … njerëzit që njihni ka të ngjarë të vdesin një ditë, por a duhet të shqetësohemi sot? Nuk mendoj kështu. Ne jemi gati dhe do të ndjekim rekomandimet e autoriteteve, por unë jam plotësisht i sigurt, personalisht, që futbolli i mire dhe i vjetër me tifozët do të kthehet shumë shpejt.

Unë nuk mendoj se asgjë do të ndryshojë përgjithmonë. Është një përvojë e re dhe kur të shpëtojmë nga ky dreq virusi gjërat do të kthehen në normalitet. Futbolli nuk ndryshoi pas Luftës së Dytë Botërore, apo Luftës së Parë Botërore, dhe nuk do të ndryshojë as për shkak të një virusi. Njerëzit kanë thënë shumë herë se bota nuk do të jetë njësoj pas kësaj… kjo mund të jetë e vërtetë, por këndvështrimi im është pse të mos mendoni se bota do të jetë më e mirë pas këtij virusi? Pse të mos mendojmë se do të jemi më të zgjuar, ose në fund të kuptojmë se sa të brishtë jemi, sa të pambrojtur jemi drejt natyrës? Pra, gjithmonë ka mësime që duhet të mësohen”, është shprehur Aleksander Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/