Njerëzit e momentit! “Dua që Mesi të festojë me kërcimin tonë”, Aiddo: Suarezi na trishtoi, tani e përdorim për…

Nga Klaudio Ndreca

Njerëzit e momentit dhe më të shpërndarë në këto kohë të karantinës, për të ngritur disi humorin mes trishtimit të madh, kanë qenë pikërisht personat që zgjidhnin të ishin tërësisht ndryshe. Duke festuar teksa përcillnin njerëzit në botën tjetër, duke shkaktuar habi të madhe dhe njëkohësisht videot e tyre u bënë më të klikuarat në pak kohë.

Kërcimet u kthyen edhe në memet më të pëlqyera, ndërkohë që një prej pjesëtarëve të saj, Benjamin Aiddo, në një intervistë për “Foot Mercato” kërkon që Mesi të festojë në këtë mënyrë një gol të shënuar me Barcelonën.

“Do të ishim shumë të lumtur dhe do ta dashuronim sikur te Barcelona të zgjedhin që të kopjojnë festimin tonë, do të merrnim edhe më tepër klikime. Sidomos nëse këtë do e bënte Lionel Mesi. Por kemi edhe Luis Suarezin, një emër që sa e dëgjoj më bën të trishtuar.

Sepse dora e tij e solli Ganën tonë në shtëpi dhe na hoqi gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2010. Ishte dramatike vërtetë. Nga ajo kohë ne kemi një thënie këtu për Suarezin. Sa herë që duam të themi diçka që është e pamundur, përdorim “Suarez”. Nëse doni të arrini diçka ose të shkoni diku dhe Suarez është aty, do të thotë që nuk do të keni sukses. Nëse vërtet dëshironi diçka dhe Suarez është aty, nuk mund ta arrini kurrë atë”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *