Një zarf misterioz dhe një fishek brenda, kërcënohet me jetë Antonio Conte në Itali

Antonio Conte e ka nisur thuajse në mënyrën më të mirë sezonin në Itali. Kështu trajneri i Interit ka marrë maksimumin në Seria A, por njëkohësisht duke qenë ende në garë edhe në “Champions League”.

Por së fundmi një kërcënim me jetë ka ardhur për të. Një zarf misterioz në të cilin gjendeshin shumë kërcënime dhe një fishek pistolete ka mbërritur në shtëpinë e Contes. Menjëherë ngjarja u raportua dhe vetë, një polic po rri rroje në shtëpinë e italianit. Kjo pasi çështja në fjalë nuk është marrë shumë seriozisht, pasi edhe disa politikanëve italianë u kanë mbërritur mesazhe të tilla së fundmi. /Sport Ekspres/