Një vit më parë i bëri ofertë në emision, Gjici i lë dyert e hapura për Ramën: Oferta në fuqi, ia ka marrë dorën këtyre punëve

Ka kaluar një muaj që nga momenti kur futbolli në Shqipëri është ndalur përkohësisht pët të vijuar më pas kur e gjithë kjo situatë e pazakontë e krijuar nga Koronavirusi të ketë përfunduar.  Kjo ndërpreje pritet të ndikojë shumë në arkat e klubeve. Safet Gjici ka dhënë ditën e sotme një prononcim për “Top Channel“, ku ka folur për situatën aktuale. Ndër të tjera presidenti i Kukësit ka pohuar se oferta e bërë një vit më parë për drejtorin sportiv të Partizanit, Olsi Ramën, vlen ende.

Pyetjes së bërë nga gazetari Edi Manushi se duke parë që virusi mund të ndikojë në uljen e çmimeve në merkato, a mund të ekzistonte një dëshirë për të sjellë në postin e drejtorit sportiv të Kukësit Olsi Ramën, Gjici i është përgjigjur me fjalët: “Olsi e ka derën e hapur kudo, se ia ka marrë dorën tani këtyre punëve. Kështu që pse jo. Prapë në fuqi është oferta”.

Në këtë mënyrë presidenti i verilindorëe i lë të hapura dyert për Ramën. Një vit më parë do i paraqiste ftesën hapur në një transmetim direkt në television, duke u munduar ta joshte me faktin se do e paguante më tepër se kreu i Partizanit, Gaz Demi. Megjithëse një kalim i tillë nuk ndodhi, me fjalët e thëna sot Gjici e bën të qartë se oferta është ende në tryezë, mjafton që Rama të thotë “po”./Sport Ekspres/