Një video në “Instagram” mund t’i ketë bërë dëm, Lampard thërret sërish Armando Brojën

Një video në “Instagram” mund t’i ketë hapur shumë telashe Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar po grumbullohej gjithmonë nga ana e trajnerit Lampard, që pas debutimit të kryer ndaj Evertonit. Pra teksa nisi stërvitja kur futbolli u rikthye, duke lënë mbrapa Koronavirusin, sulmuesi shqiptar përfshihej gjithmonë me ekipin e parë.

Ndërkohë papritur Broja do të shfaqej në një video live në “Instagram”, atje ku padashur zyrtarizoi para kohe afrimin e Timo Qerner. Disa ditë më vonë klubi do të shpërndante edhe njoftimin e saj zyrtar për afrimin e këtij sulmuesi, ndërsa tifozët reagonin me humor: “Faleminderit, por ne na e tha Broja”.

Që nga ajo kohë, sulmuesi i Shqipërisë nuk është parë më në stërvitje me Chelsean. Deri në ditën e sotme pasi Lampard e ka grumbulluar sërish me yjet londinezë. Armando Broja është stërvitur sërish me ekipin e parë, ndërsa Chelsea do të luajë në transfertë ndaj Ëest Hemit në ditën e nesërme. /Sport Ekspres/

(Foto nga stërvitja e sotme te Chelsea)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *