Një “ujk” largohet nga Ulvs, gati për aventurën e re

Ivan Kavaleiro nuk do të jetë pjesë e Ulvërhampton sezonin e ardhshëm. 25-vjeçari portugez bëri 23 paraqitje në Premier League sezonin e kaluar, duke shënuar tre gola.

Ai tani do të kalojë sezonin 2019/20 në “Cottage Craven”, me Fulhamin, skuadër që siguroi shërbimet e tij në formë huazimi 1-vjeçar me të drejtë blerje. Pasi kaloi te Fulham, Kavaleiro tha: “Unë jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që nënshkruaj për Fulhamin.

“Ky është një klub i madh dhe i respektuar, në Angli dhe në pjesën tjetër të botës. Kjo është një mundësi e mirë për mua që të rritem si një lojtar, kështu që unë jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Kavaliero kur Ulvs luanin ne Championship

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *