Një trajner, tre skuadra/ Mourinho është njeriu i rekordeve, firmos me Tottenham me tifozët kundër

Tre fitore në 12 ndeshje dhe vetëm 14 pikë të grumbulluara, detyruan shefat e Tottenham të shkarkonin nga drejtimi i skuadrës Mauricio Pochettino. Ky i fundit përpara disa muajësh kishte nënshkruar rinovimin e kontratës si dhe në muajn maj bëri kërdinë me skuadrën e Tottenham në ndeshjet e Champions League duke prekur edhe finalen e madhe. Por sezoni i ri i Premier League e ka vënë me shpatulla pas murit teknikun argjentinas.

Kështu klubi anglez njofton vetëm 24 orë pas shkarkimit të Pocchetinos se vendin e tij do e marri portugezi Mourinho. Ish-trajneri i Man. United u shkarkua nga djajt e kuq për të njejtën arsye si Pocchetino por drejtuesit e Tottenham kanë shfaqur besim të verbër te idetë e portugezit.

Përtej të gjithave, Mourinho mund të quhet pa frikë njeriu i rekordeve. 57 vjeçari bëhet kështu trajneri i parë që drejton tre skuadra në një ligë dhe drjt titujve europian. Në fillim Chelsea, Man.United dhe tashmë Tottenham. Më herët Mourinho kishte bërë të njejtën gjë në Portugali me Porton, União de Leiria dhe Benfica.

Largimi i Pochettino do t’i kushtojë shefave të Tottenham afro 19.5 milion euro si rrogë për ish-trajnerin dhe stafin e tij . Ndërsa ardhja e Mourinho shihet si mundësia e artë për të afruar lojtarë si Dybala, Koulibaly, Bernardo Silva e të tjerë. Megjithëse disa prej tifozëve të Tottenham janë shprehur kundër nënshkrimit me trajnerin portugez, aq më tepër pas largimit prej 24 orësh nga drejtimi të Pochettinos./Sport Ekspres/