Një tjetër talent kuqezi nënshkruan në Itali

Vitet e fundit trajnerët e kombëtareve të moshave po vëzhgojnë për lojtarë të talentuar në Itali dhe janë disa ata që kanë veshur fanellën e Shqipërisë. Një ndër ta është edhe Kleto Gjura, mbrojtësi që është pjesë e të rinjve kuqezi që drejtohen nga Erjon Bogdani.

Futbollisti 19-vjeçar ka luajtur në tre takime me Shqipërinë U19, ndërkohë që së fundmi ai ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Aleksandria, që garon në Serinë C. Gjura debutoi vjet me këtë ekip dhe realizoi edhe gol, pavarësisht se luan si mbrojtës.

Gjura ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër. Tanimë objektivi i mbrojtësit është që të mund të ketë më shumë minuta këtë sezon dhe më pas t’i ngjitë shkallët e karrierës njëra pas tjetrës. Koha është e tij, tani i duhet të punojë e të rritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *