Një tjetër Poçetino te Totenhemi, firmos djali i trajnerit

Trajneri i Totenhemit Mauricio Poçetino ka përjetuar një ditë te veçantë teksa ka qenë prezent në nënshkrimin e kontratës së  parë profesioniste të një prej talenteve të akademisë së londinezëve. Mirëpo nuk kemi të bëjmë me një lojtar çfarëdo…

18-vjeçari që hodhi të zezën mbi të bardhë është pikërisht djali i trajnerit e argjentinas. Futbollisti më i ri i Totenhemit ndan të njëjtin emër me babanë  e tij, por në stilin e lojës nuk kanë shumë ngjashmëri midis tyre, pasi Poçetino ka qenë një mbrojtës i hekurt, ndërsa i biri aktivizohet si sulmues krahu.

Mauricio Xhunior ka qenë prej tri vitesh pjesë e akademisë së Totenhemit, ku ka luajtur pwr skuadrwn U19 dhe U23.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *