Një tjetër akademi futbolli për Tiranën, Armand Duka tregon prioritetet e FSHF-së

Akademitë e futbollit janë shtuar në numër të madh në Shqipëri, për të përgatitur futbollistët që në moshat më të vogla. Ndërkohë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë në promovimin e një shkolle të re të futbollit.

Bëhet fjalë për kompleksion “Cara” në Arbanë të Tiranës, atje ku Duka ka folur në lidhje me këtë investim të kryer, ndërsa futbolli i fëmijëve është kthyer në epiqendrën e vëmendjes nga organizmi më i lartë i futbollit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Akademinë Europiane të Futbollit, ndërsa Duka u shpreh edhe për prioritetet e FSHF-së për “RTSH Sport”:

“Duhet të investosh te fëmijët, për infrasturkturën ku ata përgatiten. Duhet të afrojmë sa më shumë fëmijë në futboll dhe ne duhet të kemi mësues dhe infrastrukturë të mirë. Nuk jemi në kushtet maksimale për atë që kërkojnë tifozët, por ka përpjekje. Ky është një shembull i mirë, pasi është një investim privat dhe stërviten shumë fëmijë.

Duhet të ketë inciativë që duhen shtyrë nga politika. Shpresojmë se nëpërmjet ndryshimit të ligjit, këto investime të përkrahen nga shteti dhe të përjashtohen nga taksat. Federata e Futbollit ka si prioritet kryesor futbollin e fëmijëve dhe atë të femrave”, u shpreh Armand Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *