Një tjetër Ajeti me probleme, ndryshon ekip vëllai i Arlindit

Familja Ajeti është një rast i veçantë, pasi të 3 fëmijët janë futbollista. Arlind Ajeti që është i madhi dhe luan për Shqipërinë, momentalisht në kërkim të një ekipi. Albian Ajeti që është më i vogli dhe më i talentuari, luan për Zvicrën dhe Bazelin, ndërsa Adonis Ajeti, fëmija i dytë dhe me një karrierë më të keqe.

Ky i fundit mbylli sezonin me St.Galen, por nuk zbirti asnjëherë në fushën e lojës. Në kushte të tilla vendosi të largohej nga ekipi i ligës së parë zvicerane për t’u zhvendosur në ligën e dytë. 21-vjeçari kaloi në formë huazimi te skuadra e Kiasos. Huazim me opsion blerje për mbrojtësin.

Ai duket se është stabilizuar në ligën e dytë zvicerane, ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vëllain e tij që po pret të gjejë ekip në Itali. Krotone është afër mbrojtësit të kombëtares sonë, por nuk ka ende një marrëveshje mes palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *