Një titullar braktis Luftëtarin, transferohet në Rusi

0

Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca u shitën te Kukësi, kurse Lejdi Liçaj nuk rinovoi me Luftëtarin. Këto tre largime sigurisht e dobësojnë Luftëtarin, që tanimë ka humbur edhe një tjetër titullar. Vladan Milosavljev nuk do të jetë pjesë e bluzinjve në vazhdim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka bërë të ditur se do të luajë në ligën e dytë ruse, pasi ka nënshkruar me Tyumen. Kështu numri i largimeve te Luftëtari rritet, ndërkohë që deri më tani janë afruar vetëm Mërgim Neziri dhe Realdo Fili.

Milosavljev u afrua në verë me bujë dhe shpresohej që të zëvendësonte njërin mes Bregut e Abazajt. Serbi i luajti të gjitha ndeshjet me Luftëtarin dhe shënoi vetëm një gol në fitoren me Teutën, që ishte edhe takimi debutues për Mezanin dhe fitorja e parë në kampionat për bluzinjtë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.