Një tifoz tentoi t’i afrohej Guardiolës, siguria evitoi kontaktin

0

Dje në mbrëmje Mançester Siti siguroi kualifikimin për në turin e ardhshëm të Kupës së Ligës, duke fituar me 11-metërsha në Lester, ndërsa trajneri Pep Guardiola pati edhe një moment të çuditshëm dhe aspak të këndshëm gjatë ndeshjs. Duke drejtuar skuadrën në zonën e tij teknike, spanjolli pa t’i afrohej me vrap një tifoz, i cili u fut në fushë.

Megjithatë, ndërhynë menjëherë forcat e sigurisë dhe tifozi, i cili dukej kërcënues ndaj Guardiolës, u nxorr jashtë stadiumit, ndërsa ka nisur një hetim ndaj tij.

Pas ndeshjes Guardiola komentoi me humor: “Mendoj se dëshironte fanellën time! Por isha i sigurt, asnjë problem”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.