“Një tifoz ja rrëmbeu ndjeshjen e fundit”/ Peshqiri i Kobe Bryant kap shifrën e çmendur në ankand

Gjithkush që ruan një kujtim nga Kobe Bryant padyshim është njeriu më me fat. Akoma më tepër nëse nga legjenda e NBA ruan edhe sende personale të tij. E për këtë shumë tifozë kanë ndjekur çdo fundjavë ndeshjet e tij nga tapeti. Kobe u nda tragjikisht nga jeta së bashku me vajzën e tij dhe disa persona të tjerë që udhëtonin në ekuipazh në avionin që u shkrumbua. Por kush do ta mendonte se sot do të bëhej biznes me me një kujtim nga legjenda e basketbollit.

Thënë më shkurt. Në ndeshjen e tij të fundit, para se të ndërronte jetë, një tifoz i rrëmbeu Kobe peshqirin e tij personal. Atë peshqirë të djersitur nga mundi i shënimit të 60 pikëve personale në fitoren 101-96 të Lakers kundër Utah Jazz. Pas vdekjes, peshqiri i tij u hodh në shitje të lirë nga tifozi i cili e shiti për një vlerë të caktuar. Por askush nuk e mendoi se peshqiri i Bryant do të dilte në ankand. Pikërisht kështu ka ndodhur së fundmi.

Një tifoz tjetër, ose më sakt një koleksionist, po aq i çmendur pas legjendës ofroi një shifër të majme për ta pasur të vetin. Plot 33.000 dorë ka derdhur në ankand tifozi i cili, sipas mediave, nuk kishte ndërmend të kursehej në ofertat e tij deri në momentin kur pronari i “Peshqirit të Artë”.  Plani i tij afatgjatë është të krijojë një muze në Kaliforninë Jugore, ku epiqendra e ekspozimeve do të jetë kujtimi i Kobe Bryant./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *