Një tifoz futet në fushë, donte fanellën e Riberisë

Episod i veçantë në përfundim të Bajern Mynih-Real Madrid 1-2. Një person u fut në fushë dhe shkoi me vrap drejt mesfushorit të Bajernit Frenk Riberi.

Dëshironte vetëm fanellën e francezit, por natyrisht ishte një gjest i patolerueshëm dhe forcat e sigurisë ndërhynë me shpejtësi, pasi gjithçka mund të ndodhte nëse personi nuk ishte thjesht një tifoz i fiksuar pas Riberisë, por kishte ndonjë qëllim tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *