Një thesar i madh për mesfushën e Shqipërisë, Keidi Bare përfshihet te më të mirët në Spanjë

Keidi Bare po e tregon çdo ditë e më shumë se vendi i titullarit në mesfushë i takon me të drejtë dhe kjo falë ndeshjeve mjaft të mira që lojtari fierak ka luajtur si me Kombëtaren kuqezi ashtu edhe me ekipin e Malagas. Me këta të fundit arriti të merrte një fitore pas shumë kohësh në kampionat javën e shkuar në transfertën ndaj ekipit të Deportivo La Korunjës.

Gjatë kësaj ndeshje mesfushori shqiptar ka mundur të bërë një paraqitje mjaft të mirë në fushën e lojës, ku nuk është lodhur në asnjë moment dhe ka përshkuar kilometra të tërë për t’i ardhur në ndihmë ekipit të tij. Pikërisht për këtë arsye e gjen veten në 11-shen më të mirë për javën e 12 të Ligës së dytë spanjolle, duke qenë i vetmi futbollist nga ekipi tij dhe nga shqiptarët e tjerë që luajnë në këtë kampionat që përfshihet në formacionin më të mirë të javës./Sport Ekspres/