Një telefonatë bind Barelën, Interi rikthehet në garë

Ashtu si në fushën e blertë, edhe në merkato ndodhin surpriza nga më të ndryshmet. Interi ka kohë që po negocion me Nikolo Barelën, por të gjithë u befasuan kur Roma parakaloi zikaltrit.

Tomazo Xhulini, presidenti i Kaljarit, deklaroi gjatë ditës së djeshme se ka arritur një akord me verdhekuqtë dhe gjithçka është në dorën e mesfushorit. Për të bllokuar këtë transferim ka menduar Antonio Konte.

Sipas raportimeve të mediave italiane, trajneri i Interi ka telefonuar Barelën, duke i kërkuar të mos pranojë transferimin në Romë. 22-vjeçari dëshiron vetëm Interin dhe ka refuzuar ofertën e Romës.

Kaljari kërkon 50 milionë euro, ndërsa Marota ofron deri në 40 milionë (36 fiks dhe 4 në formë bonusesh). Zikaltrit mbështeten te dëshira e lojtarit, sidomos pas telefonatës bindëse së trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *