Një talent serb për Interin, Vërsaljko: Jemi për titull! Modriç? Nuk di gjë

Simo Vërsaljko është gati për të nisur sezonin e ri me Interin. Rikthim në Serinë A për ish-mbrojtësin e Sasuolos, i cili tashmë tenton të triumfojë në futbollin italian. Kroati është i qartë dhe e nis prononcimin, duke treguar objektivin kryesor.

Zgjodha të vi tek Inter dhe mendoj që mund të luftojmë për të fituar titullin. Dëshiroja zikaltrit dhe kemi sakrifikuar si unë si dhe klubi për të realizuar këtë transferim. Më në fund erdha këtu dhe ndihem si në shtëpinë time. Kemi disa lojtarë që numërojnë shumë ndeshje në Serinë A, si dhe shumë lojtarë të rinj, kështu qe mendoj që do luftojmë për të fituar titullin.”

Anësori i krahut të djathtë të mbrojtjes flet dhe për mikun e tij, Luka Modriç, i cili është objektivi kryesor i interistëve.

Luka është miku im, por kam shumë respekt për të dhe nuk i kam kërkuar asnjëherë asgjë. Të luanim finalen e Botërorit ishte një eksperiencë e bukur, që mund të më ndihmojë të vazhdoj të bëj mirë. Perisiç dhe Brozoviç do të m’i lehtësojnë gjërat dhe kisha komunikim të vazhdueshëm me to gjatë negociatave. Spaleti? Më ka thënë gjërat e duhura, që më nevojiten për momentin”, përfundon Vërsaljko.

Të gjithë janë të fiksuar mbas Modriç, por zikaltrit po përgatisin një tjetër afrim. Drejtuesit e klubit janë në tratativa me Cërvena Zvezdën dhe objektivi është Bogdan Joçiç. Vetëm 17-vjeçar, Joçiç luan në rolin e mesfushorit ofensiv dhe tratativat janë në një fazë të avancuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *