Një talent për portën, Tirana “kampione” në merkato!

0

Tirana pas një periudhe të vogël qetësie në merkato ka nisur sërish me prurje. Lojtarët vendas janë “shënjestra” e preferuar. Këtë herë Tirana ka firmosur me një portier. Pano Qirko është lojtari më i ri i bardhebluve. 20-vjeçari  shihet si një gardian me shumë të ardhme.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kryeqytetas nëpërmjet rrjeteve sociale. Qirko ka nënshkruar një kontratë afatgjatë. Ai do të jetë i veshur me ngjyrat bardheblu për tre vitet e ardhshme. Edhe këtë sezon porta pritet t’i besohet Ilion Likës, që tregoi një formë spektakolare në fund të sezonit të kaluar.

Megjithatë, Mema ka treguar se edhe porta nuk është një pozicion “fiks” dhe mund të ketë rotacione. Qirko nëse i plotëson pritshmëritë, pritet të marrë frenat e katërkëndëshit të Tiranës, duke parë moshën e Likës. Ai është një fryt i akademisë së Flamurtarit, ekip ku është promovuar edhe si profesionist.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.